Zidane u bën thirrje tifozëve ta mbështesin sonte Realin kundër Barçës

  • 01 March 2020 - 11:22
Zidane u bën thirrje tifozëve ta mbështesin sonte Realin kundër Barçës

Trajneri Zinedine Zidane u ka bërë thirrje tifozëve të Real Madridit ta përkrahin skuadrën e tyre në El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës, duke thënë se është një moment delikat për ta.

Reali nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit, duke i humbur dy të fundit kundër Levantes dhe Manchester City.

“Është një moment delikat sepse ne nuk kemi fituar në stadiumin tonë në tri ndeshje”, tha Zidane në një konferencë për media para ndeshjes, duke iu referuar disfatës ndaj City, barazimi me Celta Vigon dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit pas dështimit ndaj Real Socidedad.

“Por ata që e njohin futbollin e dinë se këto gjëra mund të ndodhin. Ne kemi nevojë për përkrahje pozitive”, theksoi ai.

“Ne nuk dëgjojmë çfarë thuhet, por kemi nevojë për tifozët tonë nga minuta e parë deri në atë të fundit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)