Klopp: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë

  • 13 March 2020 - 17:11
Klopp: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë

30 vite pritje janë afër fundit, por Liverpooli duhet ende të presë sepse Premierligë është shtyrë për shkak të koronavirusit

Jurgen Klopp ka deklaruar se “askush nga ne nuk e di se cfarë do të ndodhë”, derisa Liverpooli po pret të kurorëzohet si mbret i Premier League.

Pas 30 vitesh, Redsat do të rrëmbejnë trofeun e shumëpritur, por festa i është shtyrë për shkak të frikës nga koronavirusi që ka shtyrë Premierligën dhe gjitha evenimentet tjera sportive.

Klopp nuk e di se çfarë do të ndodhë realisht lidhur me titullin, derisa Liverpooli është 25 pikë para Manchester City.

“Vendimi (për të suspenduar Premierligën) i sotëm është marrë për shkak të njerëzve që të jenë të sigurt. Këtë ne e mbështesim plotësisht. Kujdesuni për veten dhe të tjerët, qëndroni në shtëpi. Gjëja e parë që ne duhet të bëjmë është të kujdesemi për njëri-tjetrin”, deklaroi Klopp.

“Askush nga ne nuk e di në këtë moment se cili do të jetë rezultati përfundimtar, por si një ekip duhet të kemi besimin se autoritetet do të marrin vendime të duhura”. 

(Kosova Sot Online)