“Nuk është e drejtë që Liverpooli të shpallet kampion pa përfunduar sezoni”

  • 16 March 2020 - 20:31
“Nuk është e drejtë që Liverpooli të shpallet kampion pa përfunduar sezoni”

Shearer thotë se s’do të ishte e drejtë nëse Liverpooli shapllet kampion pa përfunduar sezoni.

Edhe përkundër që janë 25 pikë para ndjekësit më të afër për titull në Premierligë, ish-sulmuesi i Neëcastle United, Alan Shearer, beson se s’do të ishte e drejtë [që t’i shpall Redsat kampion të Premierligës pa përfunduar sezoni.

Për shkak të koronavirusit, shumica e kampionateve janë ndërprerë dhe nuk dihet nëse do të rinisin në prill apo në maj, apo fare.

Tani ka zëra se UEFA të martën do të vendosë që zyrtarisht, që liderët e ligave përkatëse, të shpallen kampion pas gjendjes emergjente që ka kapluar botën për shkak të virusit COVID-19 dhe nuk dihet se kur do të mbarojë kjo ‘ëndërr’ e keqe.

“Nëse, pra është diçka e madhe, po them nëse sezoni s’mund të përfundojë s’ka asnjë shans që të keni fitues apo humbës”, tha Shearer për The Sun.

“Nëse s’mund të përfundoni sezonin, s’mund t’ia dhuroni titullin dikujt ose ta rrëzoni nga Liga dikë tjetër”.

“Për Liverpoolin do të ishte e vështirë, por nuk mendoj se do të ishte e drejtë që të marrin ata titullin – edhe përkundër faktit se askush s’do t’i arrijë ata”.

Liverpooli matematikisht ka nevojë edhe për 6 pikë për t’u shpallur kampion, 3 pikë nëse City do të dështonte në sfidën e mbetur me Arsenalin. 


(Kosova Sot Online)