15 lojtarë me koronavirus në klubin e Serie A

  • 18 March 2020 - 20:28
15 lojtarë me koronavirus në klubin e Serie A

Mesfushori i Sampdorias, Jakub Jankto, ka zbuluar se 15 futbollistë janë infektuar me koronavirus brenda skuadrës italiane, më shumë seç ishte konfirmuar më herët nga klubi.

Manolo Gabbiadini ishte lojtari i dytë i Serisë A që rezultoi pozitiv me koronavirus, por u ndoq shpejt nga bashkëlojtarët Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby, Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski.

Omar Colley kishte dale pozitiv fillimisht, por më vonë ishte zbuluar se ai nuk kishte Covid-19 pas testit të dytë.

“Unë dhe tërë familja ime jemi të ngujuar në banesë dhe nuk mund të shkojmë askund. Është e bezdisshme kur jeton në një hapësirë aq të kufizuar”, tha Jankto.

“Kam qenë në kontakt të drejtpërdrejt me bashkëlojtarët e mi që kanë koronavirus. Tani 15 veta janë infektuar me koronavirus në klubin tonë por numri mund të jetë shumë më i madh”, shtoi ai.

“Mbase e kam virusin por nuk e di ende. Po përpiqem të mos mendoj për të. Krejt çka mund të bëj është t’i ndjek rregullat dhe të qëndroj brenda”, theksoi ai.

Koronavirusi shpesh nuk shfaq simptoma deri dy javë pas ekspozimit. Prandaj vetëziolimi dhe mbajtja e largësisë shoqërore janë shumë më rëndësi për parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundje. 

(Kosova Sot Online)