Trajnerët kërkojnë turne parasezonal para se të nisin ligat

  • 21 March 2020 - 20:14
Trajnerët kërkojnë turne parasezonal para se të nisin ligat

Trajnerët kërkojnë turne parasezonal para se të nisin ligat

Ende nuk është plotësisht e qartë se kur do të kthehet futbolli në kampionatet e pezulluara shkaku i koronavirusit, por, kurdo që futbollit të kthehet, lojtarëve do t’u duhet kohë për ta rifituar ritmin e formën.

Trajnerët spanjolle në veçanti e kanë shprehur shqetësimin e tyre për formën e lojtarëve kur të rinisë kampionati, pasi që ata po përballen tani me një situatë të paprecedent.

“Gjëja më e duhur për ta bërë në këtë situatë kur të kthehet futbolli do të ishte që të gjitha skuadrat të kenë kohë për ta zhvilluar një lloj turneu parasezonal, që do të zgjaste shtatë, dhjetë apo 14 ditë”, ka thënë Emery.

“Por të isha unë, do të llogarisja shumë në stafin që punon me progresin e performancave të lojtarëve, si nga fizioterapeutët, mjekët dhe trajnerët e fitnesit. Ata e përcaktojnë se në çfarë gjendje janë kthyer lojtarët”.

Edhe Gustavo Poyet beson se është e rëndësishme që klubet të kenë mundësi të zhvillojnë një lloj turneu parasezonal para se të mundë të kthehen në ndeshjet zyrtare me karakter garues.

“Do të jetë e rëndësishme që të mbahet një lloj parasezoni nëse lojtarët s’mund të stërviten paraprakisht, dhe me këtë e kam fjalën për vrapime, kërcime dhe lojë me top futbolli”, ka thënë trajneri.

Të njëjtin mendim e kanë shprehur edhe Diego Forlan, Javi Garcia dhe Gregorio Manzano në intervista të dhëna për të përditshmen spanjolle Marca. 

(Kosova Sot Online)