Katër gjigantë të Premierligës e duan Coutinhon

  • 22 March 2020 - 10:50
Katër gjigantë të Premierligës e duan Coutinhon

Duket se afati kalimtar i verës do ta sjellë një betejë të nxehtë në treg mes katër gjigantëve të Premierligës për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham kanë shfaqur interesim për brazilianin Philippe Coutinho, sipas Mirror.

Coutinho është momentalisht i huazuar nga Barça në Bayern Munich, me këtë të fundit që e ka mundësinë për ta blerë përfundimisht 27-vjeçarin, në bazë të marrëveshjes së huazimit.

Megjithatë, sipas mediave gjermane, Bayerni nuk e ka ndërmend ta blejë atë.

As e ardhmja e tij në Barcelonë nuk është e sigurt, dhe kjo ka nxitur thashetheme se Coutinho do të kthehet në Premierligë nga sezoni i ardhshëm.

Coutinho bëri nam me Liverpoolin dhe tani pritet t’i bashkohet njërit prej katër rivalëve të të kuqve në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)