Smalling pranon t’i ulet paga për të mbetur në Romë

  • 23 March 2020 - 17:04
Smalling pranon t’i ulet paga për të mbetur në Romë

Mbrojtësi anglez e ka rikthyer formën ideale në Itali dhe dëshiron të vazhdojë të luajë me “Giallorossi”, duke hequr dorë nga oferta e Arsenalit

Chris Smalling është i vendosur ta vazhdojë qëndrimin në Romë.

Mbrojtësi anglez është i huazuar tek klubi nga Serie A për një vit nga Manchester United.

Mirëpo, “Sky Italia” shkruan se futbollisti nuk dëshiron të rikthehet më në “Old Trafford”.

“Giallorossi” e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të futbollistit për 35 milionë euro.

Smalling thuhet se është i gatshëm ta pranojë uljen e rrogës vetëm për të qëndruar në kryeqytetin italian.

Arsenali është po ashtu i interesuar për futbollistin, i cili megjithatë do ta preferonte vazhdimin e eksperiencës në Serie A. 

(Kosova Sot Online)