Objektivi i Shaqirit, të largohet nga Liverpooli si kampion

  • 23 March 2020 - 20:36
Objektivi i Shaqirit, të largohet nga Liverpooli si kampion

Duket i pshmangshëm largimi i Shaqirit nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri ka bërë vetëm 10 paraqitje për Redsat këtë edicion, teksa ka shënuar një gol, kundër Evertonit.

Sipas ‘Football Insider’, drejtori i futbollit të ‘Redsave’, Michael Edëards, po shikon mundësinë që ta shesë Shaqirin 28 milionë funte, dyfishin e çmimit që bleu vite më parë nga Stoke City.

28-vjecari ka bërë 40 paraqitje që kur iu bashkua Liverpoolit, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asiste.

Shaqa erdhi në një kohë të vështirë, në epokën e treshes Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Largimi i Shaqës është i pashmangshëm, por futbollisti shpreson ta bëjë këtë si kampion, duke e fituar edhe titullin e Premierligës me Liverpoolin, pas triumfit në Champions League.


(Kosova Sot Online)