Ish-kampioni i botës e rrah njeriun që e talli në Facebook

  • 24 March 2020 - 11:03
Ish-kampioni i botës e rrah njeriun që e talli në Facebook

Ish-kampioni i botës në boks, Gavin Rees, e ftoi në ring dhe e rrahu një burrë i cili e kishte kritikuar atë në rrjetin social Facebook.

Gavin “The Rock” Rees është ish-kampion i WBA në kategorinë e peshave të lehta në boks dhe gjatë karrierës së tij i kishte bërë 43 meçe, përfshirë këtu ato kundër Adrien Broner dhe Anthony Crolla.

Ai u pensionua nga karriera e tij si boksier në vitin 2014, pasi e mposhti Gary Buckland në Cardiff. Rees i ka rezistuar dëshirën për t’u kthyer në botën e boksit dhe ka marrë pjesë në një meç miqësor vetëm një herë pas pensionimit.

Megjithatë, pasi u bë viktimë e kritikave të vazhdueshme online, ai vendosi t’i veshë dorëzat e boksit edhe një herë dhe e sfidoi me një meç një kritikues të tij, të cilin e rrëzoi në ring.

Videoja u publikua në llogaritë e Rees në rrjete sociale. 

(Kosova Sot Online)