Zbriten rrogat e lojtarëve në ligat e forta evropiane

  • 31 March 2020 - 15:02
Zbriten rrogat e lojtarëve në ligat e forta evropiane

Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1 janë duke e përgatitur një pako për klubet e tyre

Futbolli evropian nuk është gjendur asnjëherë në krizë më të thellë sesa sot.

Shtrirja e koronavirusit në kontinentin tonë ka bërë që klubet ta shohin veten në pozitë mjaft të vështirë.

Dhe, për të dalë nga kjo pozitë po mendojnë Federatat dhe ligat më të forta evropiane.

Barcelona ishte klubi i parë që u tregua shembull, pasi lojtarët pranuan t’ju hiqen 70 për qind të rrogave.

Në Angli, Premierliga do ta diskutojë mundësinë që t’i zvogëlojë rrogat më të larta.

Edhe në Itali do të ketë ulje të theksueshme të rrogave pasi klubet po shkojnë drejt falimentimit.

Në Gjermani, pjesa më e madhe e klubeve janë pro uljes së shpenzimeve, që nënkupton edhe zvogëlim rrogash.

Në Francë ndërkohë, nga marsi, klubet po i paguajnë vetëm 70 për qind të rrogave të lojtarëve. 

(Kosova Sot Online)