Ronaldinho mposhtet në burg

  • 31 mars 2020 - 22:01
Ronaldinho mposhtet në burg

Ronaldinho është mposhtur nga shokët e burgut në një ndeshje futvoleji në burgun e Paraguait, ku legjenda braziliane është duke u mbajtur në pritje të gjyqit për hyrje ilegale në shtetin e Amerikës Jugore.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit është duke u mbajtur në burg për shkak se akuzohet se kishte hyrë në Paraguai me dokumente të falsifikuara.

Ronaldinho mund t’i vuajë deri në gjashtë muaj burg deri në përfundim të gjyqit ndaj tij.

Veterani brazilian e kalon kohën në burg duke luajtur futvolej me shokët e burgut. Ai e ka dëshmuar se ende nuk i ka ikur ndjesia e topit përkundër moshës duke luajtur në oborrin e burgut.

Edhe pse 40-vjeçari shfaqi aftësitë e tij të njohura dhe shumë të veçanta me topin, ai u mposht nga shokët e burgut.

Ronaldinho kishte marrë pjesë edhe në një turne të futbollit të vogël në këtë burg edhe pse kishte ngurruar fillimisht. Ai i kishte shënuar pesë gola dhe gjashtë asiste në një ndeshje të vetme. 


(Kosova Sot Online)