Juve, në “pole-position” për Marcelon
“Bianconeri” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga mbrojtësi i majtë i Real Madridit, i cili dëshiron t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Torino.
Juventusi është i vendosur për ta transferuar Marcelon gjatë verës që vjen.
Kampioni aktual italian po e kërkon qe një kohë mbrojtësin e majtë të Real Madridit.
Dhe, mediumi “Le 10 Sport” shkruan se ky mund të jetë viti i fundit i 31 vjeçarit në fanellën “Los Blancos”.
Marcelo do të donte t’i bashkohet shokut të tij, Cristiano Ronaldo tek Bardhezinjtë.
Ai ka oferta edhe nga klubet amerikane, por duket se është i vendosur të luajë ende në Evropë.
Përndryshe, Juventusi e pret krahëhapur përfaqësuesin brazilian.
Marcelo ka kontratë me Realin deri në vitin 2022, por palët nuk kanë diskutuar për vazhdimin eventual të saj.
(Kosova Sot Online)