Tottenhami synon ta mbajë Kanen

  • 01 April 2020 - 16:26
Tottenhami synon ta mbajë Kanen

Tottenhami synon ta mbajë Kanen

“Spurs” po mundohen ta bindin sulmuesin anglez të mos largohet nga Londra gjatë verës që vjen

Tottenhami është i vendosur ta mbajë Harry Kanen në ekip sa më gjatë të jetë e mundur.

Kohëve të fundit po spekulohet për një largim të mundshëm të sulmuesit anglez nga Londra.

Mirëpo, mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se nënkampioni evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ia ndërruar mendjen lojtarit.

Javën e kaluar Kane kishte thënë se e ardhmja e tij vendoset në rezultatet e Tottenhamit deri në fund të sezonit.

Klubi anglez i kërkon 220 milionë euro për futbollistin, në rast se ai vendos përfundimisht të largohet.

Kanë është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë.

Për të spekulohet se mund t’i bashkohet Manchester Unitedit pas përfundimit të këtij edicioni. 

(Kosova Sot Online)