Interi e refuzon shkëmbimin e Lautaros, do vetëm para

  • 06 April 2020 - 15:31
Interi e refuzon shkëmbimin e Lautaros, do vetëm para

“Nerazzurri” nuk janë të interesuar të marrin lojtarë në këmbim të sulmuesit argjentinas, ata duan vetëm para

Interi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, e cila përfshinte futbollistë plus para për Lautaro Martinezin.

Gjiganti katalunas i kishte ofruar futbollistët Nelson Semedo e Junior Firpo si pjesë e marrëveshjes për sulmuesin argjentinas.

22 vjeçari është bërë objektivi kryesor i kampionit aktual spanjoll për verën e ardhshme.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se “Nerazzurri” janë të vendosur të heqin dorë nga Lautaro vetëm për 111 milionë euro.

Prandaj, Barça nuk do ta ketë aspak të lehtë ta bëjë të vetin sulmuesin e rrezikshëm. 

(Kosova Sot Online)