Trajneri Sarri dhe Juventusi s’e ka ndërmend të heqë dorë nga De Ligt

  • 09 April 2020 - 10:26
Trajneri Sarri dhe Juventusi s’e ka ndërmend të heqë dorë nga De Ligt

Prej ditësh është raportuar për një interesim të United dhe Realit për mbrojtësin 70 milionësh të Juventusit, Matthias DeLigt.

Daily Star raporton se trajneri Maurizio Sarri, nuk do të lejojë largimin e mbrojtësit holandez nga Juventusi.

Ish mbrojtësi i Ajax ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë në sezonin debutues në Torino, dhe zërat për ndryshim skuadra janë rritur.

Manchester United janë skuadra e lidhur me transferimin De Ligt, por trajneri i Juventusit është i bindur për ta mbajtur në skuadër.

Gjatë ditës së sotme, ka dalë edhe një hipotezë e re rreth së ardhmes së De Ligt, ku përmendej Real Madrid.

(Kosova Sot Online)