Shefi ekzekutiv i Bayern Munich: Futbolli duhet të rinisë patjetër

  • 09 April 2020 - 11:46
Shefi ekzekutiv i Bayern Munich: Futbolli duhet të rinisë patjetër

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se futbolli duhet të rinisë patjetër për arse sportive dhe ekonomike.

Kampioni i Bundesligës i ka rinisur stërvitjet, fillimisht duke mbajtur largësi shoqërore, por shpreson se shumë shpejt do t’i kthehet normalitetit, pasi ta marrë pëlqimin e qeverisë gjermane për ta rinisur sezonin.

“Që tri ditë i kemi rinisur stërvitjet në grupe të vogla, duke i respektuar të gjitha protokollet mjekësore”, tha Rummenigge për Corriere dello Sport.

Ai tha se Bundesliga është duke e pritur pëlqimin e qeverisë gjermane për rinisjen e sezonit.

“Ne duhet patjetër të kthehemi në fushë për dy arsye: për atë sportive, sepse duhet të shpallet kampioni dhe të përcaktohet se kush shkon në kupat evropiane e kush bie nga liga; dhe ai ekonomik, duke qenë se të drejtat televizive kanë ndikim të madh në të ardhurat e klubeve”, shtoi ai.

“Jemi duke e pritur pëlqimin e qeverisë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)