Interi e ka vënë në shënjestër portierin e Udineses, Juan Musso, si zëvendësues afatgjatë i Samir Handanovicit

  • 09 April 2020 - 12:10
Interi e ka vënë në shënjestër portierin e Udineses, Juan Musso, si zëvendësues afatgjatë i Samir Handanovicit

Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari argjentinas është veçuar si kandidati më i mirë për pozitën e portierit në Inter, transmeton Gazeta Express.

Por në rast transferimi, atij do t’i duhet të presë për ta pasur mundësinë të shkëlqejë në Guiseppe Meazza.

Zikaltrit janë duke punuar për ta mbajtur Handanovicin deri në vitin 2022, edhe pse ai në verë do t’i mbushë 36 vjet.

Musso, ndërkohë, ka shkëlqyer për Udinesen që prej vitit 2018 dhe Interi e sheh atë si zgjidhjen më të mirë për portën e vet, fillimisht si zgjedhje e dytë pas sllovenit e pastaj si pasues i tij afatgjatë. 

Image

(Kosova Sot Online)