Icardi s’do ta veshë edhe njëherë fanellën e Interit

  • 11 April 2020 - 10:56
Icardi s’do ta veshë edhe njëherë fanellën e Interit

Në këtë periudhë kur futbolli është ndalur për shkak të urgjencës së Koronavirusit, shumë lojtarë dhe protagonistë të topit mbështeten në mediat sociale për të komunikuar me tifozët.

Kështu veproi edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Interit, i cili foli në një lidhje të drejtpërdrejtë me ESPN nëpëmjet Instagramit.

Një nga temat kryesore që ceku ish-kapiteni legjendar zikaltër ishte merkatoja dhe shanset që ekzistojnë për kthimin e Mauro Icardit.

“A do të kthehet Icardi? Unë nuk e di, nuk mendoj kështu. Por, tani nuk po flasim për merkaton. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Pastaj, do të kemi kohë të mendojmë”, u shpreh ai.

Zanetti e bëri të qartë se Icardi s’ka më vend në Inter.

Sulmuesi argjentinas vështirë se do të qëndrojë edhe te Paris Saint Germain, ku po qëndron në formë huazimi.

Ai e nisi mirë sezonin, por raportet mes tij dhe trajnerit tani nuk janë si më parë, derisa për gjithçka që po i ndodh, sipas mediave, prapa ndodhet gruaja, Wanda Nara.

Sido që të jetë, Icardi do të ulet dhe të mendojë për të ardhmen sa të përfundojë sezoni, Juventusi dhe Napoli raportohet se kanë shprehur interesim për sulmuesin. 

(Kosova Sot Online)