Real Madridi, optimist për transferimin e Pogbas këtë verë

  • 11 April 2020 - 19:44
Real Madridi, optimist për transferimin e Pogbas këtë verë

Real Madridi do të tentojë për herë të tretë këtë verë ta transferojë Paul Pogban, lojtarin më të kërkuar nga Zinedine Zidane. Këtë herë, Real Madridi është më optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Manchester Unitedin.

Nëse Zinedine Zidane mbetet trajner i Real Madridit edhe për sezonin e ardhshëm, presidenti i Real Madridit Florentino Perez do të tentojë edhe një herë ta transferojë Paul Pogban nga Manchester Unitedi.

Pas dështimeve në këtë synim në vitin 2016 dhe vitin 2019, Real Madridi shpreson se do të ketë më shumë me herën e tretë, veçanërisht duke e marrë parasysh lidhjen e mirë me agjentin e futbollistit, Mino Raiolan.

Në verën e vitit 2016, Real Madridi kishte qenë në bisedime me Pogban dhe Juventusin për një transferim të francezit në Santiago Bernabeu, mirëpo Pogba në fund e preferoi kthimin në Manchester United.

Pastaj, sërish në verën e vitit 2019, Real Madridi tentoi edhe një herë ta transferojë francezin, mirëpo kërkesat e Manchester Unitedit ishin të papërballueshme për madrilenët, pasi që klubi kishte shpenzuar mjaft shumë para për transferime të tjera paraprakisht.

Mirëpo, drejtuesit e Real Madridit po shpresojnë që hera e tretë do të jetë me më shumë fat për ta, pasi që Pogba ka kontratë vetëm deri në verën e vitit 2021 dhe nëse ai s’pranon ta rinovojë kontratën, atëherë Manchester Unitedi ose duhet ta shesë atë këtë verë ose ta humbë për asnjë cent verën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)