Futbollisti i Liverpoolit zbulon kur do të rikthehet Premierliga

  • 18 April 2020 - 14:22
Futbollisti i Liverpoolit zbulon kur do të rikthehet Premierliga

Pedro Chirivella thotë se zyrtarët e Liverpoolit u kanë thënë atyre se ka mundësi që të kthehen në stërvitje në mesin e muajit maj, deri sezoni mund të rinisë pothuajse një muaj më vonë, në javën e dytë të qershorit.

UEFA është duke punuar vazhdimisht me ligat që të gjejë një mundësi për rinisjen e sezonit, gjithmonë nëse deri atëherë koronavirusi do të jetë dobësuar.

“Na është thënë se deri në mesin e majit do të stërvitemi të ndarë”, tha mesfushori i talentuar i Luverpoolit.

“Më pas brenda tri apo katër javësh me grupin nëse mundemi, atëherë mund të luajmë në qershor”.

Gjatë ditës Sky Sport raportoi se Premierliga po planifikon të rinisë sezonin me 8 qershor. 

(Kosova Sot Online)