Dyshja e Tottenhamit i kthyen rregullat e qeverisë britanike për koronavirus

  • 21 April 2020 - 20:02
 Dyshja e Tottenhamit i kthyen rregullat e qeverisë britanike për koronavirus

Serge Aurier dhe Moussa Sissoko janë bërë lojtarët më të fundit nga skuadra e Tottenhamit që i injorojnë udhëzimet e qeverisë britanike për t’u mbrojtur nga koronavirusi, pasi janë parë duke stërvitur së bashku.

Videot e publikuara nga ta në rrjetet sociale që më vonë u fshinë, shfaqnin Aurierin duke vrapuar pranë Sissokos e më vonë edhe ulur afër tij, veprime këto që bien në kundërshtim me udhëzimet për ta ruajtur distancën sociale.

Kjo ndodh vetëm dy javë pasi trajneri i Spurs, Jose Mourinho, i pushtoi ballinat e mediave pasi u fotografua duke e mbajtur një seancë stërvitore një kundër një me mesfushorin Tanguy Ndombele.

Mourinho u detyrua ta pranojë gabimin e vet, duke thënë: “Veprimet e mia nuk ishin në përputhje me protokollin e qeverisë”.

Në të njëjtën ditë, Ryan Sessegnon dhe Davinson Sanchez u xhiruan duke vrapuar krah për krah.

Veprimi i sotëm i Aurier dhe Sissoko është shkelje e pastër e udhëzimeve të qeverisë britanike, të cilat thonë se jashtë lejohet të stërvitësh veç vetë ose me ndonjë anëtarë të të njëjtës shtëpi.

(Kosova Sot Online)