Bale: Karantina shumë e rreptë në Spanjë, por po e bëjmë për të mirën e njerëzve
Gareth Bale ka folur për përvojën e tij gjatë karantinës në Spanjë, si dhe e ka zbuluar momentin e tij më të mirë në fanellën e Real Madridit.
Spanja i ka vendosur disa prej masave më të rrepta kundër koronavirusit, sepse qytetarët e saj guxojnë të dalin jashtë vetëm për të blerë gjëra themelore, si produkte farmaceutike dhe gjësende ushqimore nëpër dyqane.
“Është një ngujim i rreptë ky. Ne nuk mund të dalim jashtë fare; nuk mund të dalim jashtë për të shëtitur, për të ushtruar për asgjë”, tha Bale për BT Sport.
“Është shumë e rreptë, por mendoj se këtë po e bëjmë për të mirën e njerëzve”. Shtoi ai.
Bale foli po ashtu edhe për momentin më të mirë në fanellën e Real Madridit.
“Nëse më pyesni ta zgjedh fitoren më të parapëlqyer në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, atëherë them se kur e fituam titullin e dhjetë”, theksoi Bale.
“Një ditë tjetër e veçantë për mua ishte kur e mposhtem Juventusin në Cardiff, atdheun tim. Jo të gjithë mund të thonë se e kanë fituar Ligën e Kampionëve në shtëpinë e vet”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)