Barça: Na e prezantuan si përkthyes, por në fakt ai dinte gjithçka

  • 28 April 2020 - 13:43
Barça: Na e prezantuan si përkthyes, por në fakt ai dinte gjithçka

Emri i José Mourinho është i lidhur me atë të klubeve të mëdha si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, por shumë pak ndoshta e mbajnë mend që ai ka punuar edhe për një superfuqi tjetër të futbollit botëror: Barcelona.

Kur ishte shumë i ri, më 1992, Jose u bë përkthyes dhe asistent i Bobby Robson te Sporting Lisbona. Më pas, ai e ndoqi trajnerin anglez edhe te Porto e Barça, më 1996.

Aventura e trajnerit legjendar anglez në krye të Blagrana-ve zgjati vetëm një sezon, pavarësisht triumfeve në Kupën Spanjolle, Superkupën Spanjolle dhe Kupën e Fituesve të Kupave.

Ai që më vonë do të bëhej “Special One” mbeti në Katalonjë, për t’u bashkuar me stafin e Louis Van Goal, para se të fillonte karrierën e tij si trajner i parë më 2000.

Në kohën e arritjes së tij në Spanjë, shumë nuk i dhanë shumë rëndësi rolit të tij, por në realitet, 33-vjeçari Mourinho menjëherë kishte fituar një peshë specifike të rëndësishme në dhomën e zhveshjes së Barcelonës.

Për ta zbuluar këtë mendoi Hristo Stoichkov, një nga kokat e atij ekipi. Duke folur për “Record”, legjenda bullgare tha: “Jose arriti në Barcelonë dhe dikush mendoi se ishte vetëm një përkthyes, por e kishte gabim. Ai punoi në fushë dhe dinte gjithçka. Në fakt, Mourinho ishte trajneri ynë, si dhe një mik i shkëlqyeshëm”. 


(Kosova Sot Online)