Roberto Mancini: Jam i gatshëm të ftoj lojtarë të akademive në ekipin e Italisë

  • 02 May 2020 - 21:41
Roberto Mancini: Jam i gatshëm të ftoj lojtarë të akademive në ekipin e Italisë

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini, ua ka bërë të qartë lojtarë të rinj italianë se mosha e tyre nuk ka rëndësi, pasi që ka thënë se do të jetë i gatshëm t’i ftojë në ekipin A edhe lojtarët e akademive që ende s’kanë debutuar për klubet e tyre, nëse e sheh që janë të talentuar.

Periudha e Roberto Mancinit si trajner i Italisë është karakterizuar nga preferenca e tij për lojtarë të rinj më shumë sesa për lojtarë me më shumë përvojë.

Së fundi, strategu italian bëri të ditur se ai është i gatshëm t’ua japë një mundësi edhe lojtarëve të talentuar që ende s’kanë arritur të luajnë në asnjë ndeshje për ekipin e parë të klubit të vet.

“Juve djem të rinj, unë ju them vetëm që të jeni të përkushtuar dhe të stërviteni shumë. Nëse e keni cilësinë teknike dhe karakterin e duhur, unë jam i gatshëm të ju ftoj, edhe nëse s’keni debutuar ende për ekipin e parë të klubit tuaj”, tha ai gjatë një konference të organizuar nga Bologna.

“Në stafin tim këtu kam njerëz që e monitorojnë kampionatin Primavera dhe, nëse ndonjë djalosh u bie në sy, unë jam gati të dërgoj ftesa për ta”.

“Mosha s’ka rëndësi për mua, teknika dhe karakteri kanë. Kështu e kisha nisur edhe unë vetëm karrierën në Bologna, kur kisha qenë vetëm 16-vjeçar e gjysmë”.

“Kjo erdhi falë faktit që unë gjeta njerëz që më besonin dhe unë jam gjithmonë i gatshëm ta kthej këtë këtë mirë. Ne duhet t’u japim mundësi lojtarëve të rinj, t’i lejojmë ata të luajnë dhe edhe të bëjnë gabime gjithashtu”.

(Kosova Sot Online)