Neuer: Duhet të jemi të përgjegjshëm kur të rinisë sezoni

  • 06 May 2020 - 08:35
Neuer: Duhet të jemi të përgjegjshëm kur të rinisë sezoni

Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer, thotë se lojtarët e Bundesligës duhet të jenë sa më të kujdesshëm kur sezoni të rinisë.

Bundesliga pritet të marrë aprovim nga qeveria gjermane për t’i rinisur ndeshjet e këtij sezoni më 15 maj, pasi që vendi po bëhet gati për zbutjen e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Gazeta prestigjioze Reuters pretendon se masat e ndërmarra shkaku i koronavirusit do të vendoset të lehtësohen gjatë një telekonference me Kancelaren Angela Merkel të mërkurën

Qeveria gjermane pritet fillimisht t’i lejojë dyqanet të rihapen qe nga 11 maji, ndërsa pesë ditë më vonë pritet edhe rinisja e kampionatit elitar të futbollit në Gjermani, Bundesligës.

“Unë po flas me vetëdije për familjen e futbollit dhe ndeshjet e futbollit sepse fakti është se do të na jepen këshilla në rinisjen e sezonit dhe çfarëdo vendimi me siguri që do të ketë ndikim te i gjithë komuniteti i futbollit, deri te klubet amatore e te gjeneratat më të reja”, ka thënë Neuer.

“Edhe nga vendet e tjera evropiane dhe kudo në botë, njerëzit do të jenë duke na shikuar. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për ne, për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm me çdo qelizë tonën. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo”.

“Si shembull për të tjerët, ne jemi pjesë e shoqërisë. Ne vetëm duam të luajmë futboll, por kjo s’është e mjaftueshme në këtë moment”.

Megjithatë, ndeshjet do të duhet të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadium, prapa dyerve të mbyllura, ashtu siç pritet të ndodhë edhe në të gjitha kampionatet e tjera që do të rinisin.

Shumica e klubeve të Bundesligës kanë qenë duke mbajtur stërvitje që nga muaji i kaluar, ndërsa ndeshjet kanë qenë të pezulluara që nga muaji mars, kur u pezulluan pothuajse të gjitha aktivitetet sportive në botë.

(Kosova Sot Online )