Kur do ta shohim Rashicën në fushë?

  • 07 May 2020 - 18:37
 Kur do ta shohim Rashicën në fushë?

Ish-trajneri i Tottenhamit është afër arritjes së marrëveshjes me klubin e Premierligës

Mauricio Pochettino është afër arritjes së marrëveshjes me Newcastlen.

Ish-trajneri i Tottenhamit mund ta marrë shumë shpejt në dorë klubin nga “St James’ Park”

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10Sport”.

Pronarët e rinj arabë të Newcasltet e kanë përgatitur një ofertë të majme për trajnerin argjentinas, i cili mund ta zëvendësojë trajnerin aktual, Steve Bruce.

Pochettino e pati një eksperiencë të suksesshme në Tottenham, të cilin e dërgoi deri në finale të Ligës së Kampionëve vjet.

Gjithashtu, ishte shpallur një herë nënkampion i Anglisë dhe dy herë kishte përfunduar në vendin e tretë në Premierligë me “Spurs”.

(Kosova Sot Online)