Drejtori i Dortmundit për derbin e fundjavës: Pa tifozë, zemra po më pikon gjak

  • 15 May 2020 - 08:42
Drejtori i Dortmundit për derbin e fundjavës: Pa tifozë, zemra po më pikon gjak

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka paralajmëruar se Rivierderby i kësaj fundjave në Bundesligës – kundër Schalkes – është një realitet i dhimbshëm, që megjithatë të gjithë tifozët do të duhet ta pranojnë.

Rivalët e Bundesligës takohen të shtunën përderisa liga elitare e futbollit në Gjermani do të rinisë pasi ishte ndërprerë në mars, si pothuajse të gjitha ligat e tjera në liga, shkaku i koronavirusit.

Megjithatë, ndeshja do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura dhe tifozët janë udhëzuar të mos i afrohen stadiumit Signal Iduna Park, me paralajmërimin se një gjë e tillë mund të çojë deri te ndërprerja e ndeshjes,

“Një Rivierderby pa tifozë ta bën zemrën të të pikojë gjak”, tha drejtori sportiv i Dortmundit.

“Neve do të na duhet një nivel i lartë i motivimit personal të shtunën, pasi që nuk do t’i kemi tifozët aty”.

“Të gjithë duhet ta shikojnë ndeshjen në shtëpi, kjo është një gjë shumë e rëndësishme për rinisjen e sezonit”.

Dortmundi është katër pikë prapa liderit Bayern Munichut dhe ishte ndalur me barazimin pa gola në udhëtimin në Schalke në tetor.

(Kosova Sot Online )