Salah e hodhi poshtë ofertën e Real Madridit për të qëndruar në Liverpool, zbulon Ramzy

  • 17 May 2020 - 08:51
Salah e hodhi poshtë ofertën e Real Madridit për të qëndruar në Liverpool, zbulon Ramzy

Mohamed Salah e hodhi poshtë një ofertë nga Real Madridi në vitin 2018, në mënyrë që të mbetej akoma pjesë e Liverpoolit, sipas ish-ndihmëstrajnerit të Egjiptit, Hany Ramzy.

Për sulmuesin egjiptian është përfolur shpesh se mund të largohet nga Anfield, për të kaluar në Real Madrid apo Barcelonë.

Dhe Ramzy thotë se gjiganti spanjoll e kishte bërë një ofertë vërtet shumë të mirë për ta blerë yllin e Liverpoolit, por Salah e kishte refuzuar atë duke thënë se ishte i lumtur në Merseyside.

“Kur punoja me Hector Cuper, shkuam në një kamp stërvitor në Zvicër në mars të vitit 2018. Po bisedoja me Salah dhe ai më tregoi se Real Madridi i kishte bërë ofertë”, tha Ramzy.

“Oferta ishte shumë e mirë, por Salah e diskutoi atë me mua dhe me Cuper dhe në fund vendosi të qëndrojë në Liverpool sepse atje ndihej shumë rehatshëm”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)