Barcelona dhe Juventusi në bisedime për shkëmbimin e lojtarëve

  • 17 May 2020 - 09:24
Barcelona dhe Juventusi në bisedime për shkëmbimin e lojtarëve

Barcelona i ka nisur bisedimet me Juventusin për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi mes Jean-Clair Todibo dhe Mattia De Sciglio.

Juventusi ka marrë leje për ta kontaktuar menaxherin e Todibos në ditët e fundit, sipas mediave italiane.

Todibo është momentalisht i huazuar në Schalke 04, klubi gjerman i cili duket se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë për ta blerë atë për 25 milionë euro në fund të sezonit.

Për të është përfolur se mund të kalojë në Romë apo Milan, por Juventusi ka kohë që është në bisedime me Barcelonën për një sërë marrëveshjes të ndryshme.

Kryesorja është kalimi i Miralem Pjanic në Camp Nou në shkëmbim për Arthur Melo, por ky i fundit po refuzon.

Por Barça është e interesuar edhe për mbrojtësin e djathtë De Sciglio, prandaj ka shumë gjasa që ai të shkëmbehet me Todibon. 

(Kosova Sot Online)