Donis Avdijaj e vazhdon karrierën në Portugali?

  • 27 maj 2020 - 14:11
Donis Avdijaj e vazhdon karrierën në Portugali?

Donis Avdijaj mund ta vazhdojë karrierën në Portugali, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar pritet të largohet nga ekipi aktual, Heart of Midlothian, ku i kaloi gjashtë muaj pa lënë ndonjë gjurmë në klubin skocez.

E tash mediat e huaja shkruajnë se ish-futbollisti i Schalkes, Sturm Grazit, Rodas, Willem II e Trabzonsporit, mund t’i bashkohet ekipit Braga.

23 vjeçari i ka nisur bisedimet me klubin portugez, të cilit mund t’i bashkohet gjatë verës që vjen.

Muajin e kaluar, përfaqësuesi kosovar thoshte se ishte i gatshëm ta vazhdojë kontratën me klubin aktual.

Sidoqoftë, duket se klubi skocez nuk është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me Avdijajn, i cili në të kaluarën ka ditur të jetë futbollist problematik.

(Kosova Sot Online)