Ylli i ri i Juventusit frymëzohet nga Adnan Januzaj për përzgjedhjen e numrit të fanellës

  • 28 May 2020 - 11:10
Ylli i ri i Juventusit frymëzohet nga Adnan Januzaj për përzgjedhjen e numrit të fanellës

Mesfushori i Juventusit i huazuar në Parma, Dejan Kulusevski, ka zbuluar se është frymëzuar nga Adnan Januzaj – ylli me prejardhje shqiptare – kur ka vendosur ta zgjedhë numrin e fanellës së vet.

Kulusevski ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A me Parmën, për të cilën e bart fanellën me numrin 44, duke i shënuar pesë gola dhe shtatë asiste në 23 ndeshje në ligë.

Forma e lartë këtë vit në moshën 19-vjeçare bëri që kampioni italian Juventus ta blejë Kulusevskin nga Atalanta në janar. Juve u pajtua ta lërë atë në huazim te Parma deri në përfundim të kampionatit aktual.

I pyetur se përse kishte vendosur ta vishte një fanellë me një numër më pak të zakontë, mesfushori suedez tregoi se frymëzim për të ka qenë Januzaj, i cili kishte bërë një debutim të ëndërruar për Manchester Unitedin me fanellën me numrin 44 në shpinë në vitin 2013.

(Kosova Sot Online)