Mesazh live në televizion, futbollisti francez fton për takim prezantuesen italiane

  • 30 May 2020 - 12:40
 Mesazh live në televizion, futbollisti francez fton për takim prezantuesen italiane

Prezantuesja e programit “Detto Fatto” (U tha, u bë) në televizionin italian Rai Due, Bianca Guaccero është surprizuar ditën e djeshme live në emision, teksa ka marrë një trëndafil dhe një mesazh nga mbrojtësi francez Adil Rami.

Ky i fundit i dërgoi fillimisht një trëndafil anonim dhe më pas një mesazh, ku dukshëm e ftonte të takoheshin: “Përshëndetje Bianca. Unë jam në Nice dhe ti në Milano, kështu që nuk jemi shumë larg…”.

Megjithatë bukuroshja italiane ka reaguar menjëherë dhe ka sqaruar se ajo dhe Rami nuk njihen nga afër dhe se mbrojtësi thjesht i ka shkruar në Instagram, ku nuk ia ka kursyer komplimentet.

(Kosova Sot Online)