Tyrone Woodley tronditet dhe përgjaket nga Gilbert Burns

  • 31 May 2020 - 11:48
Tyrone Woodley tronditet dhe përgjaket nga Gilbert Burns

Gilbert Burns e ka tronditur ish-kampionin e botës, Tyron Woodley, duke e mundur me pikë pas një vendimi unanim të gjyqtarëve në meçin e UFC-së të shtunën mbrëma në Las Vegas.

Braziliani 33-vjeçar e regjistroi fitoren e gjashtë radhazi, pas triumfit ndaj amerikanit në pese runde me vendim unanim 50-45, 50-44, 50-44.

Në rundin e parë, Burns e përgjaku rivalin e tij dhe në rrëzoi në dysheme në rundet dy dhe katër, duke e dominuar amerikanin plotësisht.

“U kam kërkuar duel këtyre djelmoshave për një arsye. Unë jam i gatshëm”, tha Burns pas meçit.

Meçin i së shtunës u zhvillua pa tifozë, për shkak të kujdesit nga përhapja e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)