Saul njofton se së shpejti do të tregojë “klubin e ri”

  • 31 May 2020 - 17:19
Saul njofton se së shpejti do të tregojë “klubin e ri”

Do të qëndrojë apo do të largohet nga Atletico Madrid?

Saul Niguez me një mesazh enigmatik ka rritur spekulimet sa i përket të ardhmes.

Objektivi i Manchester United përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka bërë të ditur se brenda tri ditëve, zyrtarisht do të tregojë klubin e ri.

Do të vazhdojë të qëndrojë në Atletico, apo do të shijojë edhe Premierligën, për këtë duhet të presim dhe të shohim vendimin e mesfushorit spanjoll.

(Kosova Sot Online)