Ylli i Kosovës komenton shortin për Euro 2022

  • 17 June 2020 - 10:03
Ylli i Kosovës komenton shortin për Euro 2022

Përfaqësuesi i Kosovës, Kastriot Jupa, ka vlerësuar shortin për “Euro 2022”, të tërhequr të martën.

Kosovës i ra shorti të garojnë në Grupin 8, bashkë me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Nga këto tri rivale, Kosova tashmë është përballur në janar të këtij viti me Rumaninë.

Dardanët ndodheshin në vazon e katërt, që do të thotë se të gjithë kundërshtarët e tyrë janë më të fortë se ne.

Me Rumaninë kemi luajtur në janar të këtij viti. Grupi është i vështirë por jo i pamundshëm për të realizuar synimin e madh – kualifikimin në Evropian.

“Mendoj se është një short jo i favorshëm për ne. Do të kemi përballë një gjigant të hendbollit si Suedia, kurse Mali i Zi dhe Rumania bëjnë pjesë te ekipet e nivelit shumë të lartë”, ka thënë Jupa.

“Por kjo do të jetë një sprovë shumë e rëndësishme për ne. Duam të vazhdojmë ngritjen që e kemi si kombëtare dhe sigurisht që do të synojmë kualifikimin”, ka thënë Jupa.

Evropiani mbahet në Hungari dhe Sllovaki në janar të vitit 2022. Dy vendet e para garantojnë kualifikimin, por e mundur është edhe prej vendit të tretë.

(Kosova Sot Online )