Ronaldo me rekord të zi te Juventusi, hyn në histori për finale të humbura

  • 18 June 2020 - 09:40
Ronaldo me rekord të zi te Juventusi, hyn në histori për finale të humbura

Kjo është hera e parë në karrierën e Cristiano Ronaldos që ai ka humbur dy finale radhazi të Kupës në nivelin e klubeve, pasi Juventus dështoi si në Superkupën e Italisë ashtu edhe në Kupën e Italisë.

Bianconerët u mposhtën 3-1 nga Lazio në dhjetor në kryeqytetin arab, Riad, me golin e Paulo Dybalas që u zhvlerësua nga golat e Luis Alberto, Senad Lulic dhe Danilo Cataldi.

Juve humbi pastaj finalen e Coppa Italia mbrëmjen e së mërkurës kundër Napolit, pasi u mposhtën 4-2 në penallti, pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt.

Ronaldo nuk u përfshi në goditjet e penalltive, pasi ishte i zgjedhuri i pestë, por humbja e penalltive nga Dybala dhe Danilo ia pamundësuan atij goditjen. Mediumi i statistikave Opta thekson se kjo është hera e parë në karrierën e Ronaldos me klube që ai ka humbur dy finale radhazi.

Kjo do të thotë gjithashtu që Gianluigi Buffon nuk përputhet me rekordin e Roberto Mancinin me gjashtë medalje të fituesve të Coppa Italia, duke mbetur në kuotën e pesë sosh.

Ronaldo ka shënuar 53 gola në 77 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin, por për sa i përket trofeve, ka vetëm Scudetton e sezonit 2018-19 dhe Superkupën Italiane.

(Kosova sot Online )