Zidane për Bale: Real Madridi e di çfarë lojtari është ai

  • 18 June 2020 - 10:02
Zidane për Bale: Real Madridi e di çfarë lojtari është ai

Lidhja e Zinedine Zidane me Gareth Bale ka qenë temë diskutimi vazhdimisht në vitet e fundit, por trajneri i Real Madridit vazhdon të flasë mirë për anësorin uellsian në publik dhe e çmon kontributin e tij në klub.

Bale e ka pasur edhe një sezon dëshpërues në kryeqytetin spanjoll këtë vit, por Zidane thotë se nuk e ka asnjë problem me 30-vjeçarin. “Është e njëjtë si gjithmonë”, tha Zidane i pyetur për Bale gjatë një konference për media të mërkurën.

“Ai është i lumtur që është në gjendje të luajë, sepse kishte probleme me dhimbje në shpine dhe mbase kjo është arsyeja përse nuk ishte mirë”, shtoi ai.

“Ne gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira. Kur nuk luan ai, duket se është sepse ne nuk kemi marrëdhënie të mira. Por ne e dimë çfarë lojtari është ai dhe çfarë ka bërë”.

“Unë e respektoj gjithçka që Bale ka bërë por nuk mund ta kontrolloj atë që ju e shkruani për Bale, por marrëdhënia jonë është normale”.

(Kosova Sot Online )