Prishtina blindon dyshen e talentuar

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 17:02
 Prishtina blindon dyshen e talentuar

Prishtina ka blinduar Zhurin dhe Dushin.

Prishtina edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy lojtarët e talentuar, Dhurim Zhuri dhe Erdin Dushi.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

Zhuri dhe Dushi ka kohë që stërviten me ekipin e parë dhe Armend Dallku, trajneri i kryeqytetasve ka parë diçka të veçantë te ata, që i sheh si pjesë të skuadrës së tij, raporton Gazeta Express.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

FC Prishtina vazhdon të promovoj futbollistë të rinj nga Shkolla e futbollit të FC Prishtina. Pas Ermal Vitisë, sot kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare edhe dy të rinjtë, sulmuesi Dhurim Zhuri dhe mbrojtësi, Erdin Dushi. Dy këta futbollistë të rinj të skuadrës së re juniore, pas disa muajsh stërvitje me skuadrën e parë, u promovuan me kontrata profesionale.

(Kosova Sot Online)