Gjyqtarët për xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës

  • S.A /
  • 23 June 2020 - 09:07
Gjyqtarët për xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës

Gjatë mesjavës (e mërkurë dhe e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në sfidat përkatëse. Lideri Drita luan të mërkurën si mysafir i Vushtrrisë që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita, ndërsa gjyqtar i këtij takimi është Kreshnik Vula.

Trepça ‘89 dhe Flamurtari ndeshen të mërkurën në luftën e drejtpërdrejtë për mbijetesë, ndërsa gjyqtar i takimit është Tefik Maloku.

Prishtina luan të enjten në përballjen interesante në udhëtim te Llapi, ndërsa drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë Selim Isufi.

Më poshtë janë emrat e të gjithë gjyqtarëve të ndeshjeve të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll:

(Kosova Sot Online )