Solskjaer: Martial po mëson nga Ighalo, por presioni s’do t’i largohet

  • S.A /
  • 30 June 2020 - 09:34
Solskjaer: Martial po mëson nga Ighalo, por presioni s’do t’i largohet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se Anthony Martial është duke mësuar nga bashkëlojtari i tij, Odion Ighalo, përderisa po e vazhdon zhvillimin e tij si qendërsulmues i Djajve të Kuq.

Sulmuesi francez, Anthony Martial, ka luajtur si sulmues i krahut të majtë për pjesën më të madhe të karrierës së tij në Old Trafford, mirëpo tani e ka marrë pozitën e qendërsulmuesit. 31-vjeçari Ighalo ka luajtur si qendërsulmues në Nigeri, Norvegji, Itali, Spanjë, Angli dhe Kinë dhe Solskjaer thotë se ai ka qenë duke e përdorur këtë përvojë të tijën për ta ndihmuar Martialin.

“Odion është një nëntësh me përvojë. Ai ka luajtur në atë pozitë gjatë gjithë karrierës së tij, ndërsa Anthony ka luajtur më shumë në krahë”, tha Solskjaer për Sky Sports.

“Odion ka qenë duke e ndihmuar atë gjatë stërvitjeve, si në lëvizjet e tij dhe aspekte të tjera se si ta gjejë veten si qendërsulmues. Anthony po mëson nga një qendërsulmues me shumë përvojë”.

“Ky është sezoni i parë për Anthonyn si qendërsulmues. Ai është detyruar ta mbajë barrën e kësaj fanelle dhe të jetë fokusi kryesor në qendër të sulmit”.

“Nganjëherë nuk është e lehtë të luash për Manchester Unitedin, por ai e di se ne i besojmë atij dhe unë mendoj se ai e di që ne duam që ai ta vazhdojë zhvillimin e tij.

“Ne do të vazhdojë ta sfidojmë atë. Ka shumë lojtarë në klubin tonë dhe në klube të tjera që do të luanin në këtë pozitë për Manchester Unitedin. Ka gjithmonë presion mbi një qendërsulmues, por ai po luan mirë”.

(Kosova Sot Online )