Sarri: Pjanic, i lumtur me kalimin në Barcelonë

  • E.K /
  • 30 June 2020 - 18:35
 Sarri: Pjanic, i lumtur me kalimin në Barcelonë

Trajneri italian thotë se mesfushori boshnjak ndërkohë do të mbetet i fokusuar tek Juventusi deri në fund të këtij sezoni

Maurizio Sarri thotë se Miralem Pjanic është i lumtur që do të transferohet në Barcelonë.

Trajneri i Juventusit megjithatë shton se mesfushori boshnjak do të mbetet i fokusuar në klubin aktual në pjesën e mbetur të sezonit.

Barça njoftoi të hënën se Arthur Melo do t’i bashkohet Juves në shkëmbim me Pjanicin.

Pjanic mund ta përmirësojë lojën e Barçës pasi stili i tij i përshtatet mjaft mirë atij që e aplikon gjiganti katalunas.

Futbollistët do t’i ndërrojnë klubet e tyre në sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)