Më në fund, Jordi Alba e kalon testin e vozitjes

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 13:05
Më në fund, Jordi Alba e kalon testin e vozitjes

Duket se Jordi Alba më në fund është pajisur me patentë shofer, dhe do të jetë në gjendje të shkojë vetë në qendrën stërvitore të Barcelonës pa i kërkuar ndihë babait të vet.

Për një kohë të gjatë, me mbrojtësin anësor të Barcelonës janë tallur bashkëlojtarët e vet, sepse ai nuk arrinte ta kalonte testin e vozitjes.

Gerard Pique është njëri prej atyre që bënte shaka me Alban për shkak se atij i duhej ndihma e familjes apo bashkëlojtarëve për të shkuar në stërvitje.

Megjithatë, Mediaset Sports raporton se Alba është pajisur me patentë shofer pasi është parë duke vozitur vetë për në qendrën stërvitore.

Kjo është hera e parë që 31-vjeçari shihet duke ngarë makinën vet, prandaj mund të vihet në përfundim se ai më në fund e ka kaluar testin e vozitjes.

(Kosova Sot Online)