Vëllezërit Traore rrezikojnë burgun dhe pezullimin nga futbolli, për emigrim ilegal!

  • G.G /
  • 11 korrik 2020 - 15:42
Vëllezërit Traore rrezikojnë burgun dhe pezullimin nga futbolli, për emigrim ilegal!

Dy vëllezër rrezikojnë burgun, por nuk bëhet fjalë për 2 vëllezër dosido, po për 2 vëllezër që luajnë në Serie A Hamed dhe Amad Traore, të cilët akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali.

Sipas raportimit të “La Repubblica”, zyra e emigracionit ka nisur një hetim zyrtar në Parma për të parë nëse emigrimi i tyre në Itali është ilegal apo jo.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar të quajtur Hamed Mamadou Traore dhe dyshohet se të dy vëllezërit kanë hyrë në Itali përmes tij.

Një tjetër person që po vëzhgohet është dhe një punëtor i Atalantës i quajtur Marina Edwige Carine Teher.

Nëse hetimi konfirmohet, atëherë Hamed  që luan për Sassuolon dhe Amad që aktivizohet me Atalantën rrezikojnë pezullimin për një kohë të gjatë nga futbolli dhe ndoshta dhe burgun.

(Kosova Sot Online)