Suarez: Do t’i ndihmonim Lautaros shumë në Barcelonë

  • S.A /
  • 15 July 2020 - 10:03
Suarez: Do t’i ndihmonim Lautaros shumë në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Luiz Surez, ka thënë se skuadra e katalonaste do ta mirëpriste Lautaro Martinezin e Interit me krahë të hapur në Camp Nou, përderisa e ka quajtur yllin e zikaltërve një “lojtar me të vërtetë të mrekullueshëm”.

Lautaro Martinez vazhdon të jetë i spekuluar për një transferim në Barcelonë, që tani raportohet se po përgatit ofertë prej 70 milionë eurosh plus mbrojtësin anësor Junior Firpon për Interin. Ai do ta zëvendësonte Suarezin si qendërsulmuesin kryesor të katalonas, megjithatë uruguaiani veteran e ka bërë të qartë se për të nuk do të ishte aspak problem transferimi i 22-vjeçarit tani që po i afrohet fundit të karrierës.

“Ai është me të vërtetë një lojtar i mrekullueshëm. Ai ka qenë duke luajtur në një nivel shumë të lartë për Interin”, ka thënë Suarez, në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle Sport. “Nuk është e lehtë të transferohesh në Itali nga Argjentina dhe ta dëshmosh veten ashtu siç ka bërë ai në një ligë shumë të vështirë, siç është liga italiane”. “Ai është i ri dhe do të tentojnë t’i ndihmojnë atij nëse vjen në Barcelonë, për t’u përshtatur dhe për ta bërë atë të ndihet sa më rehat”.

(Kosova Sot Online )