Klubi anglez i ofron 22 milionë euro për Muriqin

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 14:12
Klubi anglez i ofron 22 milionë euro për Muriqin

Vedat Muriqi mund ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez. Klubi i ri i Premierligës, West Bromwich Albion është i gatshëm t’i ofrojë 22 milionë euro për sulmuesin kosovar të Fenerbahçes

E ardhmja e Vedat Muriqit mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Sulmuesi kosovar po kërkohet me të madhe nga klubet angleze.

Dhe, duket se punën më seriozisht e ka marrë West Bromwich Albioni, i cili do të rikthehet në ligën elitare angleze.

E përditshmja turke “Sabah” raporton se klubi anglez i ka ofruar 22 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.

Tash, i mbetet Fenerbahçes të vendos nëse do ta pranojë apo jo këtë ofertë.

Trajneri Slaven Bilic madje thuhet se e ka telefonuar personalisht prizrenasin, për t’ia konfirmuar interesimin e West Bromit për të.

Fenerbahçe duhet t’ia japë 15 për qindëshin e kësaj shumë ish-klubit të Muriqit, Rizespor.

Interesim serioz për 26 vjeçarin ka shfaqur edhe Tottenhami në Angli.

Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.

Ai i ka shënuar 17 gola dhe i ka bërë 7 asiste në 33 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni me Fenerbahçen.

(Kosova Sot Online)