Lampard: VAR po e favorizon Manchester Unitedin

  • S.A /
  • 18 korrik 2020 - 09:24
Lampard: VAR po e favorizon Manchester Unitedin

Polemika pa VAR, polemika me VAR.

VAR ka ndryshuar disa gjëra në futboll, por polemikat vazhdojnë të mbesin në liga të ndryshme të Evropës.

Derisa në Spanjë vazhdimisht ka ankesa se VAR po e favorizon Real Madridin, në Angli sipas Frank Lampard, trajnerit të Chelseat – VAR është duke e favorizuar Manchester Unitedin.

Lampard ishte ankuar për VAR edhe në shkurt, në fitoren e United 2-0 ndaj Chelsea.

“VAR ka ardhur që t’i ndryshojë gjërat, të marrë vendime të duhura. Por, në fund të fundit, sërish njerëzit duhet të marrin vendimin për një gjë dhe ditë më parë ishte e qartë se vendimi ishte i gabuar dhe nuk u rishikua për t’u ndryshuar”, tha ai.

“Për sa i përket Manchester United , ata po e kanë VAR-in në favor të tyre. Do të ishte mirë që VAR të punonte edhe në favorin tonë”

(Kosova Sot Online )