Pogba aspak i kënaqur, Bruno dhe rivali tallen me të në fushë

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 09:54
Pogba aspak i kënaqur, Bruno dhe rivali tallen me të në fushë

Paul Pogba e zuri bashkëlojtarin e tij në Manchester Unitedin, Bruno Fernandesin, teksa qeshte me Michail Antonion e West Ham Unitedit për penalltinë e shkaktuar nga Pogba shkaku i ndaljes së topit me duar.

Manchester Unitedi dhe West Hami u ndanë me barazim 1:1 në ndeshjen e së mërkurës, duke bërë që Manchester Unitedi të ngrihet në pozitën e tretë në Premierligë, ndërsa ndeshja finale kundër Leicester Cityt do të jetë vendimtare për ëndrrat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Manchester Unitedi mund të kishte marrë edhe rezultat më të mirë kundër Ëest Hamit, që shënoi falë një penalltie të dhuruar nga Paul Pogba, i cili i ngriti duart për ta mbrojtur fytyrën e tij kur po i shkonte topi drejt kokës pas një goditjeje nga Declan Rice.

Por, edhe më virale sesa videoja e penalltisë është bërë një video tjetër, ku shihen Bruno Fernandes dhe Michail Antonio teksa qeshin me penalltinë e Pogbas, ndërsa francezi i shikon ata nga prapa.

Antonio realizoi nga penalltia, ndërsa Pogba është kritikuar ashpër online dhe nga legjendat e klubit, si Gary Neville, që iu shmang topin dhe e ndali me duar, pasi mund t’ia ketë kushtuar Unitedit vendin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)