Caktohet data e nisjes së Premierligës, ja kur do të nisë Liverpooli mbrojtjen e titullit

  • A.P /
  • 24 July 2020 - 19:27
Caktohet data e nisjes së Premierligës, ja kur do të nisë Liverpooli mbrojtjen e titullit

Kampionati anglez do të ulë siparin këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 38 dhe të fundit, ndërsa Liverpooli mbylli më herët llogaritë me titullin, që e fitoi pas 30 vitesh mungesë dhe ngriti trofeun pikërisht mbrëmjen e të mërkurës, pas ndeshjes me Chelsean.

“The reds” janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe do të nisin pushimet menjëherë pas ndeshjes së fundit ndaj Newcastle, ndërsa misionin për mbrojtjen e titullit kampion do ta nisin pikërisht më 12 shtator.

 

Kjo do të jetë edhe data e nisjes së sezonit 2020-2021 të kampionatit anglez, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Federata Angleze nëpërmjet një komunikate zyrtare të lëshuar vetëm para pak minutash.

“Klubet e Premier Leagues kanë diskutuar nëpërmjet një video-konference dhe kanë vendosur që sezoni i ri të startojë më datën 12 shtator dhe të përfundojë më 23 maj.

Premier League do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e EFL-së dhe FA Cup, për të koordinuar datat e të gjithë kompeticioneve”, thuhej në komunikatën e Federatës Angleze.


(Kosova Sot Online)