Pedro me mesazh lamtumirës për Chelsean, s’luan në finale të FA Cup

  • S.A /
  • 27 July 2020 - 10:14
Pedro me mesazh lamtumirës për Chelsean, s’luan në finale të FA Cup

Pedro Rodriguez ka vendosur ta mbyllë aventurën e tij pesëvjeçare me Chelsea pa u luajtur finalja e FA Cup.

Sulmuesi spanjoll, i cili po përgatitet për një përvojë të re, i ka dhënë lamtumirën të kaltërve të Londrës përmes një postim në Instagram.

Pedro largohet vetëm gjashtë ditë para finales ndaj Arsenalit, ku Chelsea do të luajë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në ishull.

Ai e ka falënderuar klubin dhe shokët e ekipit për, siç i ka quajtur këto pesë vjet të mrekullueshme ku ka fituar shumë trofe.

“I falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që ma keni dhënë këto vite, e falënderoj klubin për mundësinë që më dha të isha pjesë e këtij ekipi dhe të gjithë shokët e skuadrës. Do të jeni gjithmonë në zemrën time. Luftoni fort ta fitoni FA Cup tani“, shkroi 32-vjeçari.

Pedro i ka bërë 205 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, duke i shënuar 43 gola.

(Kosova Sot Online )