Zhgënjehet Manchester United, Maddison rinovon kontratën me Leicesterin

  • S.A /
  • 27 July 2020 - 16:41
Zhgënjehet Manchester United, Maddison rinovon kontratën me Leicesterin

James Maddison ka arritur marrëveshje me Leicesterin për të rinovuar kontratën deri në vitin 2024.

Manchester United ka tentuar disa herë që të transferojë anglezin, mirëpo Dhelprat ishin të shpejtë duke ia rritur pagën për 12 mijë euro në javë.

Maddison i bashkohet Jamie Vardyt për pagën më të lartë në klub, derisa kontrata e më hershme do t’i skadonte në verën e vitit 2023.

Mësohet se mesfushori i kishte konfirmuar Leicesteri se nuk e ka ndërmend që të largohet nga King Power Stadium, por vetëm priste kontratën e re.

Gjërat nuk qëndrojnë mirë për Manchester Unitedin, pasi thuhet se edhe Dortmundi e ka refuzuar ofertën e fundit për Jadon Sanchon.

Ole Gunnar Solskjaer duhet të reagojë më shpejtë, nëse dëshiron të transferojë lojtarët të kalibrit të lartë, pasi në shënjestrat e tyre ka të interesuar edhe skuadra të tjera.

(Kosova Sot Online )